Drerët duke u freskuar NULL NULL 02.06.2015 19:59 02.06.2015 19:59 Të shohësh një dre në lëndinën tuaj është një pamje e pazakontë , por Candice Helm nga Alaska kohët e fundit ka pasur kënaqësinë. Temperaturat ishin rritur shumë kur Helm zbuloi një dre nënë dhe dy drerë të vegjël binjakë që po shëtiteshin në oborrin e saj. “Ata thjesht po shëtiteshin rreth shtëpisë dhe dukej se kishin shumë nxehtë” tha pronarja e shtëpisë. “Andaj ne lëshuam spërkatëset e ujit dhe ata ishin të lumtur” shprehet ajo, transmeton Klan Kosova. Të dy drerët e vegjël luajtën në ujë dhe më vonë iu bashkua edhe nëna e tyre, vazhdoi ajo. klankosova.tv