Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flokët e David Bowie në shitje, sa do të paguanit për to?

NULL NULL
23.06.2016 16:08

Me paraqitjen e tij gjithmonë transformuese sikurse një kameleon, David Bowie ka arritur ta ketë adminirmin e shumë njerëzve.

Dhe një pjesë e prezencës së tij është bërë e pavdekshme në një bisht të flokëve të tij, i cili do të shitet online në një ankand gjatë kësaj jave, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Një blerës me fat, do të jetë pronari i pavdekësisë së David Bowie përmes një çmimi aspak të vogël. Fillimisht, çmimi i flokëve është 2000 dollarë, mirëpo pritet që të dyfishohet deri në përfundim të ankandit me 25 qershor.

Bowie ka lënë miliona fansa të shokuar nga vdekja e tij në janar të këtij viti. Këngëtari, kantautori, artisti dhe aktori ishte njohur si novator dhe njëri nga figurat prominente në botine muzikës.

Nga kostumet e deri te koreografia, prezantimet e Bowiee’t kanë pasur një impakt të madh në pop muzikë.

Mirëpo, a do të mund ta kalojë shifra e David Bowie, atë të cilënn e kishin arritur flokët e Elvis Presley në një ankand në vitin 2002?

Flokët e legjendës Elvis Presley, ishin shitur për 115,000 dollarë ndërsa, flokët e John Lennon ishin shitur për 48,000 dollarë ndërsa ato të Beethoven’it, për 7300.

57695e3a1500002f001ba90d

lajme të ngjashme