Llogaritë e ISIS-it në Twitter sulmohen, hakerët përkrahin homoseksualët NULL NULL 15.06.2016 20:22 15.06.2016 20:22 Llogaritë e militantëve të Shtetit Islamik në Twitter, janë sulmuar nga hakerët e nga aty janë postuar mesazhe në përkrahje të homoseksualëve në solidaritet me viktimat e OrlandoS, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Hakerët kanë mbushur faqet e ISIS-it me mesazhe pro-homoseksualëve, përfshirë edhe të tilla si: “Jam Gay dhe jam krenar” , e po ashtu edhe fotografi me flamurin ylber. Hakeri që sigurisht është anonim, ka shkruar se këtë e ka bërë për jetët e humbura në Orlando. “ISIS-i ka deklaruar se është përgjegjës për sulmin në Orlando, kështu që vendosa ta bëj këtë për të gjithë ata që e humbën jetën. Marrja e jetëve të pafajshme, nuk do të tolerohet”, ka shkruar ai në faqet e ISIS-it në Twitter.