Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: UÇK i kishte 25 mijë e 723 ushtarë, me dokumenta

NULL NULL
02.06.2016 13:13

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk pati më tepër se 25 mijë e 723 veta.

Kjo është shifra më e saktë e atyre që kanë kapur armët gjatë luftës së viteve 1998-1999, dokumenton Klan Kosova pas një hulumtimi të bërë.

Numri në fjalë është nxjerrë nga fakte dhe dokumente të prezantuara nga organizatave serioze, që janë marrë me luftën e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Koha kur është nxjerrë kjo shifër është menjëherë pas 12 qershorit 1999.

Po këto dokumenta dhe hulumtime thonë se nga shifra prej 25 mijë e 723 ushtarëve, 20 mijë e 271 patën aplikuar për t’u bërë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, që u themelua në shtator 1999, me vendim të UNMIK-ut, ndërsa formalisht u konstituua në janar të vitit 2000.

Klan Kosova do t’ju sjellë edhe materiale tjera ekskluzive në lidhje me numrin e pjesëtarëve të UÇK-së në edicionin e lajmeve të orës 20, por edhe në emisionin Zona e Debatit, që sonte trajton çështjen e veteranëve të UÇK-së, të cilët, sipas njoftimit të të djeshëm të qeverisë, janë 46 mijë e 230.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.