Përmbytjet në Evropë – Pesë të vdekur në Gjermani dhe Francë (VIDEO) NULL NULL 02.06.2016 10:30 02.06.2016 10:30 Të paktën pesë persona kanë vdekur pas përmbytjeve nëpër Francë dhe Gjermani, thonë autoritetet. Ekipet e kërkimit në qytetin bavarez të Simbach am Inn kanë gjetur trupat e tre personave që ishin të bllokuar në një shtëpi dhe një grua tjetër u gjet e vdekur në një lum. Ndërkaq, në Francën qendrore një grua 86-vjeçare humbi jetën, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova. Dhjetëra qytete janë përmbytur dhe njerëzit janë shpëtuar me helikopter. Parashikuesit e motit thonë se ujërat pritet të vazhdojë të rriten për disa ditë. Përmbytjet raportohet se kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova. Pamjet nga vërshimet në Gjermani mund t`i ndiqni në këtë link: http://www.euronews.com/2016/06/01/severe-flooding-hits-parts-of-bavaria-germany/ Në linkun e mëposhtëm mund ta shihni videon e përmbytjeve në Francë: http://www.euronews.com/2016/06/02/record-rainfall-triggers-devastating-floods-in-france/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.