PDK dënon dhunën nëpër shkollat e Gjilanit NULL NULL 02.06.2016 10:40 02.06.2016 10:40 Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka dënuar dhunën që po ndodh në shkollat e këtij qyteti. “Nuk është hera e parë që gjatë qeverisjes së LDK-së, nëpër shkollat e Gjilanit po përdoret dhuna, keqtrajtimet dhe fyerjet si instrument i edukimit ndaj nxënësve.” “Dhuna e përdorur dje nga drejtori i shkollës fillore “Abdullah Tahiri” ndaj një nxënësi në fshatin Malishevë, sikurse që ka ndodhur edhe në disa raste të tjera, tregon gjendjen e stërkeqe dhe të pakontrolluar në sistemin e Arsimit në shkollat e Gjilanit”. Sipas degës së partisë që drejtohet nga Kadri Veseli, veprimet e tilla të drejtorit, bien në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Kosovës, si dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës “Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në dispozitat për të drejtat e fëmijëve, në nenin 50.3 shprehimisht parasheh që secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe shfrytëzimi” thuhet më tutje në reagimin e këtij subjekti politik, transmeton Klan Kosova. . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 15 orë më parë