Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 Qershori në dy anë të “medaljes” (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2016 23:08

Në ditën e fëmijëve, një 12 vjeçar, gëzimin më të madh e ka kur në kontejnerë gjen më shumë kanaqe e plastika, ashtu si edhe çdo ditë tjetër.

Ai me paratë që fiton nga kjo punë e mban familjen 10 anëtarëshe e për shkollë nuk ka kohë.

Thotë se nuk ka kushte të vijojë mësimin e i duhet që të angazhohet t`ua sigurojë vëllëzerve e motrave më të vegjël ushqimin ditor.

Këtij djaloshi i ra në mend se të mërkurën është dita e fëmijëve në mbarë botën derisa shkoi në sheshet e Prishtinës teksa mblidhte kanaqe e i pa nxënësit tjerë teksa festonin.

Ky e bashkëmoshatarët tjerë të lagjes Plemetin të Obiliqit thonë që vetëm se janë minoritet nuk festojnë e argëtohen si të tjerët, njofton Klan Kosova.

Varfëria e skajshme ishte arsye pse shpesh në familjet që vizitoi Klan Kosova, fëmijët të ndalen nga shkolla e të bëhën krah i prindërve në punë.

Kronikë nga Arjeta Dragaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.