Xhaka ndërron mendje, do numrin 29 në fanellë NULL NULL 01.06.2016 13:30 01.06.2016 13:30 Vetëm pak ditë më parë u prezantua si blerja më e re e Arsenalit, por Granit Xhaka ka ndryshuar shpejtë mendje përsa i përket numrit që do të mbajë mbi fanellë. Mesfushori i cili u ble nga Topçinjtë për 35 milionë funte, kishte pranuar fillimisht të mbante numrin 16, me Aaron Ramsey, që ka rezervuar numrin 8, por zemra i thotë se duhet të mbajë numrin 29, inversi i dy mumrave të fundit të vitit të lindjes së tij. Por fansat që kanë porositur fanellën e Xhakës me numrin 16 nuk duhet të shqetësohen, sepse klubi merr përsipër ndryshim e menjëhershëm të numrit. Pra të gjithë ata që tashmë e kanë marrë uniformën e Xhakës, mund ta ktjejnë mbrapsht për të rivënë numrin pas shpine që duhet të jetë 29. Zgjedhja e këtij numri u kujton fansave të Arsenalit emra të rëndësishëm që e kanë veshur më parë fanellën e Arsenalit si Marouane Chamakh, Sebastian Larsson, Moritz Volz dhe Jermaine Pennant. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 2 days