Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tenton ta riparojë makinën larëse, koka i ngujohet brenda (Video)

NULL NULL
01.06.2016 12:41

Një njeriu në Kinë i është ngujuar koka brenda një makine larëse, kur po tentonte ta riparonte derisa ishte ende në funksion.

Kur shokët e tij të banesës nuk arritën ta lironin, i telefonuan departamentit të zjarrfikësve, të cilëve i janë dashur 40 minuta për ta nxjerrë kokën e tij, transmeton Klan Kosova.

Ata në fund ishin të detyruar që të përdorin edhe sharrë rrethore për lirimin e kokës së tij.

Gjatë kësaj procedure ekipi e mbuloi personin nga qafa e poshtë, në mënyrë që rrobat e tij të mos merrnin flakë nga shkëndijat e sharrës.

Personi i paidentifikuar nga provinca Fujian e përballoi këtë eksperiencë vetëm me disa lëndime të lehta koke.

https://www.youtube.com/watch?v=D2P3sNV-Kek

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.