Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahti superluksoz, djali i mbretit të Arabisë viziton Sarandën (FOTO)

NULL NULL
01.06.2016 12:25
Panoramic view on Sarande city at suny day, Albania.

Një jaht i pazakontë ka vizituar këto ditë ujërat shqiptare dhe pikërisht ato të Jonit. Bëhet fjalë për arritjen e fundit të teknologjisë ultra moderne të jahteve. Ai është ankoruar për disa orë në brigjet e Sarandës dhe pasagjerët e tij të veçantë kanë bërë një vizitë në Butrint. Jahti vinte nga Greqia dhe me të udhëtonte djali i mbretit të Arabisë Saudite, Al Saud. “Nuk dihet sa të tjerë kanë qenë në bordin e kësaj anije super luksoze, por ajo ka ndaluar në ujërat e Sarandës”, thotë për ATSH-në Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare.

Dy prej pasagjerëve të anijes kanë vizituar Butrintin dhe i ka shoqëruar vetë Tare për në amfiteatrin e lashtë. Kjo është dhe vet enigma, që pikërisht shoqëruesi i tyre nuk ka mësuar shumë gjëra për vizitorët e rrallë, jahtin superluksoz dhe qëllimin e udhëtimit. Pasi kanë mbaruar vizitën në Butrint, vizitorët janë larguar në drejtim të Greqisë.

“Vizita e këtij superjahti luksoz është një shenjë e mirë për fillimin e sezonit turistik dhe për mundësitë e mëdha që ka turizmi i lundrimit në brigjet shqiptare”, përfundon prononcimin për ATSH,  Auron Tare.

Jahti

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.