Si u trafikuan 18 emigrantët shqiptarë drejt Anglisë (Video) NULL NULL 01.06.2016 12:11 01.06.2016 12:11 Këto janë fotot dhe videot, të cilat tregojnë trafikimin e shqiptarëve dhe dy britanikëve. Videoja e cila është filmuar ditën e shtunë, më 28 maj në orën 4: 43 pasdite, tregon një burrë i cili mbante një varkë duke u drejtuar nga deti në Dymchurch, Kent. Kjo varkë besohet të jetë e njëjta që është përdorur për të sjellë emigrantët shqiptarë, përgjatë kanalit La Mansh. Gjithashtu në një video tregohet se pak para mesnatës, rreth kohës së njoftimit për përmbysjen e varkës, është kapur një tjetër varkë i cila po shkonte të njëjtin drejtim. Një peshkatar 40-vjeçar tha se ai i kishte parë trafikantët në varkë pasditen e së shtunës. Në orët e para të së dielës, 18 shqiptarë dhe dy britanikë u shpëtuan dhe u sollën në breg në Dymchurch, pasi varka e tyre filloi të fundosej, shkruan tvklan. Dy burra ndodhen në gjykatë me akuzën trafikimit të emigrantëve. https://www.youtube.com/watch?v=Uz2n6EVFg8Q *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haziri për deklaratën e Trumpit: E konfirmon rikthimin e vëmendjes te raporti Kosovë-Serbi, duhet ta maksimalizojmë 14 minuta më parë
Lajme Tragjike në Lezhë, gjendet pa shenja jete një i moshuar – dyshohet se ra në një shpellë 29 minuta më parë