Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Khloe Kardashian në lidhje me sportistin 23 vjeçar

NULL NULL
01.06.2016 13:40

Khloe Kardashian së fundmi ka paraqitur kërkesë për divorc për herë të dytë, pasi ish basketbollisti dhe Lamar Odom është fotografuar duke pirë në një bar.

Ndërsa tani bukuroshja 31 vjeçare bëhet e ditur se ka ecur tutje me një mashkull të ri: 23 vjeçarin Odell Beckham Jr.

Mediat e huaja raportojnë se këta të dy janë në lidhje romantike, duke pretenduar se e kanë takuar njëri tjetrin fshehurazi qysh para disa muajsh.

Një përdorues Twitter-i e postoi një video të këtij çifti të përfolur gjatë festimit të ditëlindjes së Scott Disick në një klub nate në Las Vegas. Për më tepër, ata ishin sërish së bashku të hënën në ahengun e reperit Drake.

Fotografitë e postuara në TMZ e shfaqën bukuroshen shumë të afërt me lojtarin e New York Giants.

Një burim po ashtu ka deklaruar se Khloe dhe Odell u dukën “si një çift” dhe ishin “përfundimisht të dhënë pas njëri tjetrit”, transmeton Klan Kosova.

34CDCE0D00000578-3618643-Very_confortable_In_the_cellphone_pictures_the_reality_star_can_-a-90_1464731428148 34CDCE0000000578-3618643-image-a-87_1464730981850 34CDCE3800000578-3618643-image-a-91_1464731433750

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.