Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hollande pret kryeministrin Rama (FOTO)

NULL NULL
30.05.2016 22:28

Para ceremonisë së dorëzimit të dekoratës së Komandantit të Legjionit të Nderit për shkrimtarin Ismail Kadare, Rama është pritur nga presidentit francez Fransua Hollande, në një takim të mbajtur në pallatin Elize.

Në qendër të takimit kanë qenë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe. Sipas presidencës franceze, Rama dhe Hollande kanë diskutuar për Evropën, zhvillimet ndërkombëtare dhe frankofoninë. Kryeministri shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, shkruan Shekulli.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.