Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hashim Thaçi vendos lule në memorialin e fëmijëve të vrarë të Sarajevës

NULL NULL
29.05.2016 19:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur lule në memorialin e fëmijëve të vrarë në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje dhe  Hercegovinë, derisa po merr pjesë në Samitin e Brdo-Brionit në shtetin boshnjak, njofton gazeta boshnjake Denveni Avaz, përcjellë Klan Kosova.

Më mesin e viktimave të shumta në Bosnje kishte edhe shqiptarë nga Kosova dhe ndër emrat e fëmijëve të vratë janë edhe 30 emra të fëmijëve shqiptarë.

Thaçi ka deklaruar se “e keqja që të kujton ky memorial nuk duhet të përsëritet dhe duhet dënuar gjenocidi i kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

“Ne kujtojmë të kaluarën e hidhur, por duhet të japim mesazhe për paqe dhe stabilitet”.

Thaçi tha se ka ardhur koha për njohjen reciproke të Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Ai pohoi se gjatë kësaj vizite në Bosnje është takuar edhe me shumë njerëz me origjinë nga Kosova.

“Kjo ditë është dita në të cilën duhet të jepet mesazhi se Kosova dhe Bosnja duhet të fillojnë komunikimin. Ne kishim të njëjtat vuajtje”.

“Samiti ka dërguar një mesazh të paqes, prosperitetit dhe një të ardhme më të mirë. I gjithë rajoni duhet të mbani mend se ku ishim pesëmbëdhjetë vjet më parë, dhe ku jemi sot. E kaluara duhet të lihet në histori dhe nuk duhet lënë historinë e hidhur të helmojë të ardhmen për ne dhe për fëmijët tanë”.

Në memorialin e  bijve të vrarë të Sarajevës ai u prit nga një grup i qytetarëve, anëtarë të komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.