Merkel dhe Hollande shënojnë 100 vjetorin e betejës në Verdun NULL NULL 29.05.2016 19:20 29.05.2016 19:20 Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, e kanë shënuar sot 100 vjetorin e betejës më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, atë në Verdun, në pjesën lindore të Francës. Të dy zyrtarët e lartë sot i vizituar varrezat ushtarake në Konsenvoj, në pjesën veriore të Verdunit. Pas kësaj vizite, zonja Merkel tha se vlerësohet se 300 mijë ushtarë nga Gjermania dhe Franca, që ishin vrarë gjatë betejës 10 muajshe, ishin “viktimë e fanatizmit, nacionalizmit dhe dështimit politik”. Presidenti Hollande ka bërë thirrje për “mbrojtjen e shtëpisë sonë të përbashkët, Evropës”. Sipas tij, roli i Evropës është “luftimi i terrorizmit, fanatizmit, radikalizimit”, e në të njëjtën kohë duke i mirëpritur “popujt që largohen nga masakrat”. Beteja në Verdum ka filluar më 21 janar të vitit 1916 dhe ka vazhduar deri më 18 dhjetor të po atij viti. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren 9 minuta më parë
Lajme Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin 11 minuta më parë