Musa Xhaferi: Incizimi i keqpërdorur më ka bërë probleme në shtëpi NULL NULL 29.05.2016 09:34 29.05.2016 09:34 Musa Xhaferi, ish zëvendës kryeministër nga radhët e BDI-së, theksoi se e ka përkrahjen e popullit dhe se do të kthehet në skenën politike. Ai ka folur për skandalin me përgjimet dhe theksoi se në Maqedoni gjithmonë ka ekzistuar kjo gjë. “Ky është degjenerim i sistemit” theksoi ai dhe shtoi se në vitet 2000 dhe 2001 ka pasur përgjime derisa është për keqardhje kjo gjë që po ndodh vazhdimisht. Ai ka folur edhe për rastin e tij personal kur në opinion dolën incizime të bisedës së tij me një grua, identiteti i të cilës nuk është vërtetuar. “Ajo është montim për qëllime politike”, theksoi Xhaferi. Ai e pranon se ky incizim i ka bërë probleme në shtëpi, por se ato probleme janë tejkaluar dhe sipas tij ai incizim nuk meriton që publikisht të flitet për të. Ata që e kanë bërë këtë gjë kanë kujtuar se do ta dëmtojnë BDI-në, por përkundrazi, sipas Xhaferrit nuk kanë mundur ta dëmtojnë./TetovaSot *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 9 minuta më parë
Kosova Tragjedia në Teksas: Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet, dhjetëra ende të zhdukur 25 minuta më parë