Rahovec: Pas gjuajtjes me armë, profesori dhe nxënësi ndalohen në polici NULL NULL 24.05.2016 17:20 24.05.2016 17:20 Jashtë oborrit të shkollës profesionale “Selajdin Mullabazi” në Rahovec, një profesor ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të ish nxënësit 20 vjeçar të kësaj shkolle. Profesori, i cili njëkohësisht është edhe asambleist i Vetëvendosjes në këtë komunë, dhe nxënësi, fillimisht ishin zënë brenda shkollës dhe më pas janë larguar nga aty dhe shkrepja kishte ndodhur në rrugë. Sipas komandantit të stacionit policor të kësaj komunë Osman Ismajli, plumbi për fat të mirë nuk e kishte qëlluar të riun dhe të dytë janë ndaluar në polici për 48 orë. Po ashtu sipas tij profesori nuk posedonte leje për mbajtje të amrës, njofton Klan Kosova. Nxënësi në fjalë ishte përjashtuar nga shkolla gjatë semestrit të dytë.