Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dilema e McCartney për Kanye West

NULL NULL
24.05.2016 15:40

Në një intervistë që sapo ka dhënë, legjenda Paul McCartney, ka thënë se nuk e priste që melodia e padëgjuar më parë e rok grupit Beatles, do të përdorej nga reperi Kanye West në hitin e tij të vitit 2015 “All Day”.

“Është këngë e mrekullueshme, melodi brilante, mirëpo shumë njerëz më thanë, ‘S’mund të përputhesh ti në këtë mes, aty ka pak si shumë fjalë me N (në kuptimin e nigga, zezak – që llogaritet si term ofendues ndaj njerëzve me ngjyrë)”, ka thënë McCartney, shkruan revista amerikane The Rolling Stones, transmeton Klan Kosova.

“All Day”, ka lindur pas bashkëpunimit që McCartney e pati me Kanye e Rihanna’n për këngën “FourFiveSeconds”.

Për shkak të natyrës eksplicite të këngës së Kanye West, McCartney kishte menduar që ta refuzonte bashkëpunimin, mirëpo në fund të ditës, kishte përfunduar duke e mbrojtur reperin për këngën e tij.

 

 

lajme të ngjashme