30 Sekondat e nevojshme për të nisur ditën NULL NULL 03.05.2015 11:00 03.05.2015 11:00 Të gjithë duan të jenë të lumtur. Dhe përveç kulturave të ndryshme të vendeve ku jetojmë, lumturia është një gjë e thjeshtë për tu arritur, por që kërkon praktikë ku është edhe një thënie nga Thich Nhat Hanh ” Nuk ka rrugë drejt lumturisë, lumturia është rruga e vetme”. Të gjithë kemi nga një zgjidhje për të arritur lumturinë në mënyrë që ta përmbushim jetën tonë, atëherë kur ne zgjedhim se çka na jep energji dhe na dikton në zgjedhjen e situatave në jetën tonë. Është pak a shumë idea e vjetër së ku shkon vëmendja aty përqendrohet energjia. Mirëpo, fatkeqësisht, për shumë nga ne janë shprehitë ato që diktojnë vëmendjen tonë dhe më pas gjërat nuk rrjedhin mirë në vazhdimësi. Kur jemi në një regjim diete e gjithë çka mendojmë janë ushqimet e shijshme të cilat nuk mund ti konsumojmë pasi na bëjnë të ndihemi të trashë. Por, nëse vëmendja kryesore përqendrohet drejt ngjarjeve negative në jetën tonë, atëherë përfundojmë duke krijuar një realitet imagjinar me pakënaqshmëri dhe frustrim, gjë që vërtet ua shpif rrjedhshmërinë e jetës. Por, në këto raste nuk duhet zhgënjyer. Ju zgjedhni atë çka dëshironi të mendoni më shumë rreth asaj se çka ju dëshironi duke ndikuar kështu në largimin e frustrimit dhe rrugën drejt kënaqësi. Kështu, që nëse dëshironi që të filloni ditën mbarë, atëherë ndiqni këto rituale të thjeshta që do të sjellin ndryshime për të mirë në jetën tuaj. Hapi i parë: Keni vëmendje Filloni tu kushtoni vëmendje gjërave që ju japin kënaqësi dhe ju krijojnë një ndjenjë paqeje. Mund të jetë një veprim i vogël por që ju bën të ndiheni mirë. Çdo gjë, pa marrë parasysh se çka është fjala bëjeni në mënyrë që do tu bëjë vëmendjen tuaj të jetë e plotë në atë se çka dëshironi. Hapi i dytë: Pauzoni Pasi të gjeni atë se çka ju bën të ndjeni kënaqësi, pushoni për një kohë. Ky pushim do t`iu sjell një moment tjetër të vetëdijes. Hapi i tretë: Merrni frymë Kjo është pjesa më sfiduese: Ndaloni gjithçka që jeni duke bërë, mbajeni atë vëmendjë të mirë që ju ka kapluar dhe më pas lirojeni me anë të frymëmarrjes. Gjatë frymëmarrjës ju vazhdoni të ndieni atë eksperiencë që po e mendoni duke u koncentruar në ndjenjën që po e përfitoni. Vazhdojeni këtë gjest me një ndjenjë falenderimi për atë se çka po përjetoni. Hapi i katërt: Përsëritni këto veprime Kjo quhet Sfida e 10 Frymëmarrjeve, ku gjatë këtyre ushtrimeve ju kuptoni që mendja ka krijuar aftësinë që shumë shpejt të kuptojë se çfarë veprimi është i nevojshëm për kërkesat tuaja. Por, gjatë frymemarrjes provokoni veprimet që ju japin paqe me veten, kënaqësi. Merrni frymë për çdo gjë që ju jep kënaqësi si: perëndimi i diellit, për shoqërinë që keni etj. Gjatë kohës këto frymëmarrje krijojnë një hendek ndjenjash tuajat si: paqja, kënaqësia, dashuria, lumturia dhe falenderimi për këto elemente. Ju po e trajnoni trurin tuaj të jetë i lumtur. A ka gjë më të bukur se kjo ?! Kjo është e tëra. Dhjetë frymëmarrje. Rreth 30 sekonda të kohës tuaj. Një realitet i krijuar me lumturi vetëm për ju.