Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen fajdexhinjtë

NULL NULL
29.05.2015 11:43
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë shtatë të dyshuar për krim të organizuar dhe kanosje.

Sipas raportit të policisë, në rajonin e Prizrenit dhe të Pejës janë arrestuar shtatë të dyshuar për kryerjen e veprave penale si fajde, kanosje dhe krim i organizuar.

Gjatë aksionit policia ka arritur të konfiskojë 303.235 euro, 1,100 franga, 700 gramë ari, 6 armë të kalibrave të ndryshme, 224 fishekë armësh, 7 vetura, 2 jelekë antiplumb, kompjuterë dhe dokumente të cilat vlejnë si prova.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme