Ndalohet shtetasja gjermane në Aeroportin e Prishtinës, ishte në kërkim për shpërdorim pasurie NULL NULL 02.08.2026 09:05 02.08.2026 09:05 Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetase të Gjermanisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ajo dyshohet për “shpërdorim të pasurisë së huaj”. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 23 shkurt të vitit 2026, derisa arrestimi i saj është bërë më 1 gusht të këtij viti. “ANP. Adem Jashari 23.02.2026 – 11:20. Me 01.08.2026 është ndaluar e kërkuara femër shtetas e Gjermanisë, e cila ishte në kërkim policor lidhur me rastin ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’. E dyshuara është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv