Nga Hëna te skena e Prishtinës: Nata e parë magjike e Sunny Hill (VIDEO) NULL NULL 01.08.2026 20:51 01.08.2026 20:51 Një moment i veçantë dhe i paharrueshëm u bë pjesë e natës së parë të Sunny Hill Festival që nisi mbrëmë në Bërnicë të Prishtinës. Era, e cila festoi ditëlindjen e saj të 10-të, përjetoi një nga momentet më magjike kur idhulli i saj, Katy Perry ia mundësoi që të këndojnë së bashku. Emocione si për Erën, superylli amerikan u dha të gjithëve që ishin natën e së premtes kur doli në skenë. Tek ajo shkuan astronautët dhe i dhanë flamurin e Kosovës, që këngëtarja e “çoi” në Hënë. Në prapaskenë, gjatë kësaj performance, ishte edhe partneri i artistes, Justin Trudeau, ish-kryeministër i Kanadasë. Atmosferën në skenë e ndezi edhe artistja kosovare Dhurata Dora, e cila solli një performancë elektrizuese para publikut të festivalit. Pjesë e natës së parë ishte edhe grupi turk Manifest, i cili udhëtoi qindra kilometra për të performuar në Sunny Hill. Artistët e grupit realizuan edhe një fotografi me Dua Lipën, organizatoren e festivalit dhe artisten që i ftoi të bëhen pjesë e këtij edicioni. Në skenën e Sunny Hill performuan edhe Blanco, Sahati, La Fazani dhe emra të tjerë të skenës muzikore. Ndërkohë, organizatorët njoftuan të shtunën se të gjitha biletat për festivalin tashmë janë shitur. Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: