Lëshimi institucional – ARBK shkel privatësinë e biznesmenëve (VIDEO) NULL NULL 01.08.2026 20:48 01.08.2026 20:48 Me vetëm një klikim, informacionet e qindra subjekteve ishin të qasshme për publikun. Ndërmarrjet e regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) u përballën të enjten me publikimin e të dhënave të tyre, të cilat u shfaqën në platformën e këtij institucioni. Rasti vuri menjëherë në lëvizje Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), e cila dyshon se mund të ketë pasur shkelje të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale. Deri më tani, këtij institucioni i janë drejtuar dy ankesa lidhur me rastin. Për shoqatat biznesore, kjo paraqet një shqetësim serioz, pasi sipas tyre, po vihen në rrezik bizneset. Gjatë së premtes ka reaguar edhe ministrja në detyrë eNdërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, nën përgjegjësinë e së cilës është ARBK-ja, duke deklaruar se publikimi i të dhënave është obligim ligjor. Ndërkohë, ndër informacionet e ekspozuara raportohet se kanë qenë llogaritë bankare, nënshkrimet personale, adresat e banimit dhe numrat identifikues të letërnjoftimeve. Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: