Përplasje mes veturës dhe motoçikletës në Podujevë, një person i lënduar NULL NULL 01.08.2026 20:06 01.08.2026 20:06 Foto Ilustrim Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 19:00, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.