Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj nga Plava: Alpet Shqiptare janë pjesë e historisë dhe identitetit tonë

NULL NULL
01.08.2026 19:55

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Plavë dhe Guci, ku u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, si dhe mori pjesë në manifestimin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare-Vuthaj 2026”.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar e vlerësoi këtë aktivitet si një urë që bashkon shqiptarët me vendlindjen, ruan identitetin kombëtar dhe forcon lidhjet mes brezave, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

“Alpet Shqiptare janë një pjesë e historisë së shqiptarit, e karakterit dhe e mënyrës se si kemi ditur të jetojmë në harmoni me tokën, me familjen dhe me njëri-tjetrin. Në këto male janë ruajtur zakone, këngë, veshje e mënyra jetese që i japin identitet kulturës sonë kombëtare. Kush vjen këtu nuk gjen vetëm bukuri, por edhe kujtime dhe një mënyrë jetese që ruan ende lidhjen e ngushtë mes njeriut dhe natyrës, mes traditës dhe së ardhmes”.

Begaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare, duke nënvizuar se komuniteti i Plavës dhe Gucisë ka dhënë një kontribut të çmuar në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe në zhvillimin e Malit të Zi.

Gjatë aktivitetit, Begaj u nderua me çmimin “Krenaria e Alpeve Shqiptare”, si vlerësim për kontributin e tij në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që jetojnë.

 

lajme të ngjashme