Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Krenar për prodhimin “Made in Albania” të mjeteve ushtarake me standarde të NATO-s

NULL NULL
01.08.2026 12:43

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” një video, ku paraqitet një mjet ushtarak, prodhuar me siglën e “Made in Albania”.

Rama shprehet se Shqipëria me krenari prodhon tashmë mjete ushtarake sipas standardeve të NATO-s.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaron se mjetet që janë prodhuar në vend tashmë janë gati që të eksportohen në 30 vende të ndryshme të botës.

“Mirëmëngjes dhe me krenarinë e prodhimit të parë të Made in Albania, të mjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s. Ndërkohë, kompania TIMAC Defence do të plotësojë nevojat e të gjithë ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare, raporton KlanTv.

Dje në 31 korrik, Shqipëria ka hedhur një hap të ri në modernizimin e Forcave të Armatosura, pasi 40 mjetet e para taktike të prodhuara në vend sipas standardeve të NATO-s, janë dorëzuar për ushtrinë shqiptare në një event ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Sot është një ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes së Shqipërisë, që ndërton një të ardhme akoma më të mirë për modernizimin e Forcave të Armatosura. Shqipëria po zhvillon aftësinë për të forcuar kapacitetet vendase”, deklaroi të premten ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Sipas tij, këto mjete janë të fjalës së fundit, ndërsa objektivi i vetëm mbetet modernizimi i forcave në vend duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë. Bëri me dije se deri në fund të këtij viti priten edhe 50 mjete të tjera, ndërsa kapacitetet do të zgjerohen edhe përgjatë 2027-ës.

Ndërsa për kryeministrin Rama, dita e djeshme ishte një ditë historike sepse tanimë ajo që ishte e shkruar, preket me sy, e prodhuar sipas standardeve të NATO-s dhe nga profesionistë shqiptarë.

“Një moment i jashtëzakonshëm pasi ndodh të vijmë të shohim, të përjetojmë rezultatin e një përpjekjeje shumë të gjatë”, deklaroi Rama.

lajme të ngjashme