Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtohet fluksi i mërgimtarëve, deri 30 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

NULL NULL
01.08.2026 09:19

Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e pritjeve për hyrje dhe dalje nga Kosova ku shihet një rritje e ndjeshme e kohës së pritjes për të hyrë në vend, transmeton klankosova.tv.

Sipas përditësimit të orë 08:11, pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 30 minuta, në Jarinje 20-30 minuta, dhe Merdarë deri në 15-20 minuta.

lajme të ngjashme