Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spalletti kritikon ashpër Federatën Italiane të Futbollit

NULL NULL
31.07.2026 23:38

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur për rolin që mund të ketë talenti boshnjak Kerim Alajbegovic në skuadrën e tij, si dhe ka kritikuar vendimet e fundit të Federatës Italiane të Futbollit.

Pas fitores 2-0 ndaj Nice në miqësore, ku shënuan Douglas Luiz dhe Justin Oboavwoduo, Spalletti tha se Juventusi ka nevojë për një sulmues qendre dhe një lojtar që luan pas tij, transmeton Klankosova.tv.

Për Alajbegovicin, i cili pritet të transferohet nga Bayer Leverkusen, trajneri italian tha se e sheh më shumë si një “trekuartist” pas sulmuesit.

“Alajbegovic e shoh më shumë si një trekuartist pas sulmuesit”, deklaroi Spalletti.

Sipas tij, ardhja e Randal Kolo Muanit nga Paris Saint-Germain do t’i japë skuadrës më shumë alternativa në sulm, ndërsa Kenan Yildiz mund të vazhdojë të luajë në krahun e majtë.

Spalletti, i cili mori drejtimin e Juventusit në vitin 2025 pas largimit nga Kombëtarja e Italisë, ka kritikuar edhe ndryshimet në drejtimin e “Azzurrëve”.

Ai e vlerësoi emërimin e Paolo Maldinit në rolin drejtues, duke thënë se ai do të sillte një ndryshim të madh, ndërsa krahasoi vendimin për të mos vazhduar me të me mbajtjen e një sistemi të vjetër.

“Ne kishim nevojë për diçka të re, por vendosëm të mbanim të vjetrën dhe të mos e përditësonim”, tha Spalletti, duke iu referuar zhvillimeve në Federatën Italiane.

lajme të ngjashme