Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Federico Gatti pranë Napolit, marrëveshja mund të mbyllet së shpejti

NULL NULL
31.07.2026 22:11

Federico Gatti është shumë pranë largimit nga Juventusi. Mbrojtësi italian është objektivi kryesor i Napolit për repartin defensiv dhe bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm.

Trajneri Massimiliano Allegri e vlerëson shumë Gattin dhe e dëshiron në qendër të mbrojtjes së Napolit, ndërsa edhe lojtari shihet i hapur për transferimin. Pengesa kryesore mbetet marrëveshja ekonomike, pasi Juventusi e vlerëson kartonin e tij rreth 20-25 milionë euro.

Nëse klubet arrijnë akordin përfundimtar, Gatti pritet të largohet nga Juventusi dhe të nisë një aventurë të re me fanellën e Napolit./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme