Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Pasluftat e mia” – Pse vendosi për këtë titull Jusuf Buxhovi në librin e fundit? (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 18:51
“Pasluftat e mia” – Pse ky titull në librin e fundit të Jusuf Buxhovit? (VIDEO)

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi ka folur për librin e tij të fundit “Pasluftat e mia”, duke shpjeguar arsyen e zgjedhjes së këtij titulli dhe qëllimin e veprës, të cilën e cilëson si një pjesë të kujtimeve të tij personale.

I ftuar në emisionin “DPT” me Fidan Jupollin në Klan Kosova, Buxhovi tha se libri vjen në një periudhë të veçantë të jetës së tij, pasi brenda pak ditësh mbush 80 vjet, dhe është një përpjekje për të lënë pas një dëshmi personale për ngjarjet dhe periudhat që ka përjetuar.

Ky libër është shkruar pikërisht për këtë, që të dal edhe me një pjesë të memoareve”, tha Buxhovi, duke shtuar se mungesa e kujtimeve politike në Kosovë dhe në botën shqiptare ka ndikuar në krijimin e kësaj vepre.

Sipas tij, kultura e memoareve është shumë e rëndësishme për kuptimin e historisë, pasi shumë ngjarje nuk mund të shpjegohen vetëm përmes dokumenteve apo analizave historike.

Neve na mungojnë memoaret, historia politike jonë, por edhe historia e ndërtimit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, thuajse është e zhveshur prej memoareve. Kemi shumë pak memoare”, u shpreh ai.

Buxhovi përmendi se në Kosovë mungojnë kujtimet politike të figurave kryesore historike, duke theksuar se përjashtim bëjnë disa vepra me karakter kulturor.

Ai theksoi se përmes librit “Pasluftat e mia” synon të sjellë rrëfime dhe këndvështrime që, sipas tij, nuk mund të trajtohen njësoj në letërsi apo në historiografi.

Titulli “Pasluftat e mia” ka ngjallur interes që në publikimin e tij, ndërsa vetë autori e sheh atë si një rrëfim mbi përvojat, përballjet dhe periudhat pas luftërave që kanë shënjuar jetën e tij dhe shoqërinë shqiptare.

lajme të ngjashme