Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kena pi alkool, ke bo naj budallallëk…” – Pse gjeneratat e reja nuk pinë alkool? (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 09:24

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, është diskutuar sot se si Gjenerata Z nuk po pi alkool, në krahasim me gjeneratat e shkuara.

Disa e lidhën këtë me rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin fizik dhe mendor.

Teknologjia, rrjetet sociale dhe interesi për një stil jetese më të shëndetshëm, të ftuarit në emision thanë se kanë ndikuar në ndryshimin e zakoneve dhe prioriteteve të të rinjve.

Megjithatë, nga mysafirët u theksua se kjo gjeneratë është edhe më e izoluar socialisht dhe më e ndikuar nga opinioni i të tjerëve në internet.

Në përgjithësi, ndryshimet shihen si pjesë e një trendi global që po reflektohet edhe te të rinjtë në Kosovë.

Ndiqeni diskutimin e plotë:

lajme të ngjashme