Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Galatasaray pranë marrëveshjes personale me Rafael Leaon

NULL NULL
30.07.2026 22:05

Galatasaray po avancon me ritme të shpejta në përpjekjet për transferimin e Rafael Leaos. Sipas raportimeve të fundit, bisedimet mes klubit turk dhe sulmuesit portugez po zhvillohen shumë mirë, ndërsa një marrëveshje personale është shumë pranë finalizimit.

Drejtuesit e Galatasarayt synojnë të sigurojnë fillimisht dakordimin me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, përpara se të nisin negociatat zyrtare me Milanin për kartonin e 26-vjeçarit.

Klubi nga Stambolli dëshiron të fitojë garën ndaj rivalit të madh, Fenerbahçes, e cila gjithashtu ka shfaqur interes për Leaon.

Nëse arrihet marrëveshja personale, Galatasaray do të intensifikojë bisedimet me Milanin në përpjekje për të realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.

lajme të ngjashme