Ambasadori britanik: Sunny Hill është një urë lidhëse mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar NULL NULL 30.07.2026 17:12 30.07.2026 17:12 Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zbuluar disa nga aktivitetet që do t’i presin vizitorët në “British Corner” gjatë Sunny Hill Festival. Hargreaves e ka cilësuar festivalin si një ngjarje të veçantë që lidh Kosovën me Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se Sunny Hill është një nga momentet më të rëndësishme të vitit në Prishtinë. “Sunny Hill është kapaku i vitit në Prishtinë dhe është diçka e veçantë për ne, ambasadën në Prishtinë, sepse festivali është një fuzion ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Hargreaves. Ai ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit që të vizitojnë këndin britanik në festival, ku do të ketë hapësira për relaksim, fotografi dhe takime. “Unë ftoj të gjithë të vijnë në këndin britanik në festival. Ejani, uluni në karriget e rehatshme, pastaj e bëjmë nga një fotografi në hapësirën e veçantë. Është një vend i veçantë për t’u pikëtakuar”, është shprehur ambasadori. Ambasadori tha se mezi pret performancat e artistëve si MC Kresha, La Fazani dhe shumë të tjerë, duke e vlerësuar Sunny Hill-in si një nga festivalet më të mira në Evropë. Sunny Hill ma ka mësuar kënaqësinë e festivaleve, sepse është një nga 10 festivalet më të mira në Evropë. Mezi pres ta shoh MC Kreshën, La Fazanin dhe shumë të tjerë