Sulmi rus që vrau një familje në Ukrainë u krye me raketë NULL NULL 30.07.2026 17:00 30.07.2026 17:00 Një sulm rus vrau një familje në qytetin Kryvyi Rih, në juglindje të Ukrainës, dyshohet se është kryer me një raketë balistike të prodhuar nga Koreja e Veriut. Sipas agjencisë Reuters, dy burime ushtarake kanë bërë të ditur se kjo është hera e parë në afro një vit që Rusia përdor një raketë të tillë në luftën kundër Ukrainës. Gjatë sulmeve ajrore të natës në Ukrainë, të paktën tetë persona, përfshirë edhe fëmijë, u vranë në disa rajone të vendit, raporton Sky News. Burimet thanë se hera e fundit kur Ukraina kishte konfirmuar përdorimin e një rakete koreano-veriore nga Rusia ishte më 8 gusht të vitit të kaluar. Moska filloi të përdorte raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi “KN-23” dhe “KN-24”, të prodhuara nga Koreja e Veriut, në fund të vitit 2023. Sipas njërit prej burimeve, rikthimi i përdorimit të këtyre raketave pas një periudhe të gjatë mund të tregojë se Rusia ka siguruar një furnizim të ri me armë nga Pheniani.