I dënuar për vjedhje të pyllit, arrestohet në shtëpinë e tij 23-vjeçari nga Hani i Elezit NULL NULL 30.07.2026 14:18 30.07.2026 14:18 Një 23-vjeçar, F.C., është arrestuar në shtëpinë e tij paraditen e sotme në fshatin Dromjak, Han i Elezit, i cili kërkohej me tri urdhërarreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik. I arrestuari ishte i dënuar me burgim për veprat penale “Vjedhja e pyllit” dy raste dhe “Vjedhje e rëndë” një rast, me dënime prej 25 ditësh, 30 ditësh dhe 50 ditësh burgim, respektivisht, në kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh. Pas përfundimit të procedurave policore, sipas policisë, i akuzuari është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit.