Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm

NULL NULL
30.07.2026 09:18
Foto nga arkivi / ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas kërkesës së delegatëve për votëbesimin ndaj kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi është thirrur pasi është konstatuar se janë përmbushur kriteret statutore, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga delegatët që kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.

Vetë Abdixhiku, në reagimin e tij pas thirrjes së Kuvendit, kishte konfirmuar se mbledhja mbahet pikërisht për këtë çështje.

“Kam thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së. Siç ma kërkuan, për shkarkimin tim”, kishte deklaruar Abdixhiku.

Ai e kishte cilësuar këtë proces si të panevojshëm dhe përçarës, por kishte theksuar se do t’i nënshtrohet vendimit të delegatëve në përputhje me Statutin e LDK-së.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm pritet të përcaktojë nëse Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë LDK-në apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.

lajme të ngjashme