“Nga Krimea, serbë e rusë me video kërcënuese për Kosovën”, sa serioz është rreziku? (VIDEO) NULL NULL 30.07.2026 09:07 30.07.2026 09:07 Gazetari, Vullnet Krasniqi i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se po qarkullojnë video ku shihen ushtarë rusë dhe serbë që dërgojnë kërcënime se pas Krimesë radha për sulm është e Kosovës. Ai tha se lufta në Ukrainë po shkon drejt fundit dhe se sipas tij, ky shtet pretendohet se mund të detyrohet të lëshojë Krimenë si pjesë e kompromisit, transmeton klankosova.tv. “Prej që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtuar, në Rusi në Krime ka ndodhur një riorganizim ushtarak, por ajo që po shohim së fundmi është një shtim i madh i numrit të videove me të cilët ushtarët serbë, rusë, por edhe të etnive të tjera që janë zakonisht pjesë e grupeve jozyrtare të luftës bëjnë ose realizojnë video përmes të cilave me të madhe flitet për një sulm të mundshëm të pas Krimesë në Kosovë…I bie që lufta atje po shkon drejt fundit dhe të dyja palët janë të interesuara për të gjetur zgjidhje, në të njëjtën kohë Krimea po pretendohet është si pjesa kryesore që Ukraina do detyrohet ta japë si diçka që duhet me dhënë në këtë luftë”, tha ai. Emanuela Durmishi, njohëse e marrëdhënieve ndërkombëtare tha se kërcënimet duhet marrë shumë seriozisht. “Duhet marrë shumë seriozisht, sepse këtu nuk flasim vetëm për videot e mercenarëve serbë kundrejt aneksimit të Kosovës…Shkuarja në frontin rus të serbëve, por jo vetëm të serbëve të ndjekur nga parimi i një vizioni do thoja i një “nëne Rusi” që pastaj drejton të gjitha vendet sllave fillon që atëherë është mendim i vjetër dhe vazhdon deri ditëve të sotme.”, tha ajo.