Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E ngacmonte vazhdimisht një grua, arrestohet një person në Lipjan

NULL NULL
30.07.2026 08:48
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës, foto ilustruese

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit, me ç’rast Policia e Kosovës ka vënë në pranga të dyshuarin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i arrestuari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme një grua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti vazhdimisht e ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 16:00.

Pas inicimit të rastit dhe me konsultim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme ligjore. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme