Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

NULL NULL
30.07.2026 07:07

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi prefekturën Kumamoto në jugperëndim të Japonisë ka shkuar në 28, deklaroi të enjten Sekretari Kryesor i Kabinetit, Minoru Kihara.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan në një qendër tregtare të shembur dhe në një fabrikë letre të dëmtuar, pasi një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën Kyushu-n, ishullin kryesor jugor të Japonisë, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.tv.

Linja hekurudhore “Shinkansen” e Kyushu-t, që lidh stacionet Kumamoto dhe Kagoshima-chuo, mbeti e pezulluar ndërsa autoritetet përpiqeshin të vlerësonin dëmet.

Megjithatë, operatori shpreson ta rifillojë të enjten shërbimin e trenave të shpejtësisë së lartë midis stacionit Chikugo-Funagoya në prefekturën Fukuoka dhe stacionit Kumamoto.

lajme të ngjashme