Theo Hernandez synon rikthimin në Evropë, Juventusi dhe Napoli në garë për mbrojtësin francez NULL NULL 29.07.2026 19:10 29.07.2026 19:10 Theo Hernandez dëshiron të rikthehet në futbollin evropian dhe është i gatshëm të largohet nga klubi i tij aktual gjatë kësaj merkatoje verore. Sipas raportimeve, agjenti i mbrojtësit francez ua ka ofruar shërbimet e tij dy gjigantëve të Serie A, Juventusit dhe Napolit, të cilët po analizojnë mundësinë e realizimit të transferimit. Të dy klubet italiane e vlerësojnë eksperiencën dhe cilësitë e 28-vjeçarit, ndërsa po shqyrtojnë aspektin financiar të operacionit përpara se të hedhin hapa konkretë./Klankosova.tv