Vdekja në punishte: Rrëzohet krani, mbyt punëtorin 26-vjeçar (VIDEO) NULL NULL 28.07.2026 20:13 28.07.2026 20:13 Mjetit që duhej ta përdornin për punë ia panë sherrin. Dy të rinjë, njëri 18 vjeç e tjetri 26-të përfunduan nën vinç, të martën pasdite, teksa po i montonin një pjesë. Krisma që lëshoi ky mjet i rëndë alarmoi edhe banorët që shpejt dolën për të parë çka ndodhi jashtë. Për rënien e kranit u thirrën për ndihmë edhe zjarrfikësit. Puna e zjarrfikësve u vështirësua nga terreni ku ndodheshin trupat e të dy të rinjve. Ndonëse, intervenimi qe i shpejtë, njëri nga ta humbi jetën si pasojë e lëndimeve të rënda. Ndërkohë, sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla tjetri gjendet në gjendje të rëndë, por stabile, teksa trajtimi i tij po vazhdon në Klinikën Torokale. Në vendin e incidentit fatal dolën edhe Inspektorati i Punës. Zyrtarë të këtij institucioni menjëherë lëshuan një njoftim për të shfajësuar veten. Të njëjtit thonë se në këtë fazë është ende herët të nxirret një konstatim inspektues, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësinë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.