Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti “Drenica 1”, Lushtaku: U vërtetua pafajësa ime, proceset u bazuan në dëshmitarë të rrejshëm  

NULL NULL
28.07.2026 19:45

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pasi është shpallur i pafajshëm për akuzat që rëndonin ndaj tij, në rastin e njohur si “Drenica 1”.

Ai ka thënë se me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë përmbyllur, siç i ka quajtur ai, disa prej proceseve të gjata dhe të rënda ndaj tij.

“Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli sot aktgjykimin me të cilin u konfirmua pafajësia ime edhe ndaj akuzave për ndikim në dëshmitarë në rastin “Drenica 1”, si pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it. Ky rast shënon përmbylljen e disa proceseve të gjata e të rënda për mua, të cilat nisën para 13 vitesh, me një varg procesesh gjyqësore, me qëllim dënimin tim përmes akuzave që në thelb bazoheshin në deklarata e në dëshmitarë të rrejshëm.”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka thënë se ka besuar gjithmonë te e vërteta.

“Sot, sikurse në të gjitha proceset e mëparshme, gjykata vërtetoi pafajësinë time duke më shpallur të pafajshëm për çdo akuzë të ngritur ndaj meje. Kam besuar gjithmonë se e vërteta nuk mund të mposhtet dhe se, pavarësisht sfidave, vonesave e padrejtësive, ajo do të triumfojë një ditë.”, ka shkruar ndër të tjerash Lushtaku.

Bashkë me Lushtakun, në këtë rast kanë qenë edhe shtatë të akuzuar të tjerë, të cilët gjithashtu janë liruar nga akuzat. /Klankosova.tv

Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar

lajme të ngjashme