Openda huazohet te Lyoni NULL NULL 28.07.2026 19:23 28.07.2026 19:23 Lois Openda është rikthyer në Ligue 1. Sulmuesi belg është zyrtarizuar te Lyoni në formë huazimi për sezonin 2026/27, duke i dhënë fund aventurës së tij te Juventusi pas vetëm një sezoni. 26-vjeçari do të ketë mundësinë të rifitojë formën që e bëri një nga sulmuesit më të spikatur të futbollit francez në vitet e fundit. Lyoni ka marrë përsipër të mbulojë pagën e plotë të lojtarit, ndërsa Openda pritet të jetë një nga pikat kyçe të repartit ofensiv të skuadrës. Rikthimi në Francë shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e belgut, i cili synon të rikthehet në nivelin më të lartë dhe të sigurojë një rol të rëndësishëm edhe me përfaqësuesen e Belgjikës./Klankosova.tv