Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fenerbahçe zbarkon në Casa Milan, nis ofensiva për Rafael Leaon

NULL NULL
28.07.2026 14:10
Fenerbahçe zbarkon në Casa Milan, nis ofensiva për Rafael Leaon
Fenerbahçe zbarkon në Casa Milan, nis ofensiva për Rafael Leaon

Fenerbahçe po tenton një nga goditjet më të bujshme të merkatos së verës. Zyrtarë të lartë të klubit turk ndodhen në Milano, ku po zhvillojnë takime me drejtuesit e Milanit për të diskutuar transferimin e mundshëm të Rafael Leaos.

Sipas raportimeve të mediave italiane dhe ndërkombëtare, klubi turk është i gatshëm t’i paraqesë një ofertë të rëndësishme Milanit, ndërsa portugezit i është ofruar një kontratë shumë e majme financiare.

Fenerbahçe beson se mund ta bindë 27-vjeçarin për t’u transferuar në Superligën turke.

Milani pret ofertën zyrtare për yllin portugez, ndërsa bisedimet mes palëve pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Leaos.

Emri i tij mbetet një nga më të përfolurit e kësaj merkatoje, me interesim edhe nga klube të tjera evropiane.

lajme të ngjashme