Krimet e luftës: Këta janë dy të arrestuarit në Zubin Potok NULL NULL 28.07.2026 10:49 28.07.2026 10:49 Foto: Policia e Kosovës Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas dyshimeve, M.J dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës, ku si pasojë janë vrarë 23 civilë, transmeton Klankosova.tv. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me legjilsacionin në fuqi. Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte