Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Ka gjasa të arrihet marrëveshje me Iranin, negociatat po ecin pozitivisht

NULL NULL
28.07.2026 08:39
FOTO: BBC

Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ekziston një mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, duke bërë të ditur se po zhvillohen “negociata shumë miqësore” mes palëve.

Duke folur para gazetarëve në bordin e Air Force One, Trump u shpreh optimist se lufta mund të marrë fund së shpejti, por paralajmëroi se ShBA-ja do t’i rikthehet operacioneve ushtarake nëse bisedimet dështojnë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Teherani ka mohuar se po zhvillon negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin.

Sipas Trumpit, vendimi për të pezulluar sulmet amerikane ndaj Iranit u mor pasi vendet ndërmjetësuese kërkuan t’u jepej edhe një mundësi bisedimeve.

Edhe Irani ka ndalur sulmet për të tretën ditë radhazi, duke rritur shpresat për uljen e tensioneve.

Ndërkohë, presidenti amerikan hodhi poshtë raportimet se ShBA-ja po përballet me mungesë municionesh, duke theksuar se ushtria amerikane ka rezerva të mjaftueshme dhe se prodhimi i sistemeve të mbrojtjes, përfshirë raketat Patriot, po vazhdon me ritme të larta.

Pauza në luftime ka ndikuar edhe në tregjet globale, ku çmimi i naftës shënoi rënie me mbi 9 për qind, mes pritjeve se konflikti mund të deeskalohet.

lajme të ngjashme