Gruaja që përdori një kukull për të simuluar lindjen: Nuk munda të tregoja se kisha humbur foshnjën NULL NULL 28.07.2026 08:16 28.07.2026 08:16 Një 23-vjeçare nga Airdrie e Skocisë, e cila tronditi opinionin publik pasi përdori një kukull tepër realiste për të shtirur sikur kishte sjellë në jetë një vajzë, ka folur për herë të parë mbi arsyet që e shtynë drejt këtij mashtrimi. Kira Cousins u bë lajm në mediat ndërkombëtare pasi u zbulua se kishte bindur partnerin e saj, Jamie Gardner, si dhe familjarët, se ishte shtatzënë dhe se kishte lindur një vajzë, të cilën e kishte quajtur Bonnie-Leigh Joyce. Për të mbështetur historinë, ajo përdori një bark artificial për të simuluar shtatzëninë dhe më pas bleu një kukull me pamje shumë realiste për ta paraqitur si foshnjën e porsalindur, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, Cousins thotë se gjithçka nisi pasi pësoi një abort spontan, një ngjarje për të cilën nuk arriti t’i fliste partnerit të saj. “Nuk mund t’ia thosha. Unë vërtet humba një fëmijë. U përpoqa t’i shpjegoja që në fillim, madje ende i kam mesazhet ku i shkruaja se duhej të uleshim e të bisedonim, por nuk munda ta bëja”, deklaroi ajo për gazetën Sunday Mail. Ajo pranon se përdorimi i kukullës ishte një vendim i gabuar, por thekson se askush nuk e njeh plotësisht situatën dhe vështirësitë që kishte në marrëdhënien e saj. “Mund ta pranoj se nuk duhej të përdorja një kukull. Por askush nuk e di se si ishte marrëdhënia jonë”, u shpreh ajo.