Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Giannis dhe Ja Morant ndryshojnë skuadrat – NBA hyn në një epokë të re!

NULL NULL
27.07.2026 16:17

Dy prej superyjeve më të mëdhenj të NBA ligës, kanë ndërruar skuadër, me Giannis Antetokounmpo që iu bashkua Miami Heat dhe Ja Morant që u transferua nga Memphis Grizzlies te Portland Trail Blazers.

Lëvizjet përfaqësojnë një ndryshim të madh në ekuilibrin e fuqive dhe liga duket që po hyn në një epokë të re.

Miami me Antetokounmpo, dy herë MVP i ligës, ka siguruar një prej lojtarëve më dominues në botë, i cili pritet ta kthej skuadrën e Heat në një prej forcave më të rrezikshme të Konferencës Lindore.

Ndërkohë, Portland ka bërë një bast të madh për të ardhmen, duke e ndërtuar atë rreth Ja Morant. Ish All-Stari, do të jetë figura qëndrore e projektit të ri të Trail Blazers, që shpresojnë në eksplozivitetin dhe talentin e tij, për ta rikthyer skuadrën në garën për majat e Konferencës Perëndimore.

Por kjo është vetëm një pjesë e një vere të jashtëzakonshme deri tani.

Jaylen Brown u transferua te Philadelphia 76ers, ndërsa LeBron James së fundmi zgjodhi gjithashtu 76ers, ku në vetëm pak javë, disa prej emrave më të mëdhenj të NBA kanë ndryshuar skuadrat e tyre.

Me kaq shumë yje që kanë lëvizur njëkohësisht dhe ka zëra për lëvizje tjera gjatë kësaj vere, struktura tradicionale e fuqive në NBA nuk duket më njësoj.

Dhe nëse kjo verë është një tregues, sezoni I ri mund të jetë një prej më të paparashikueshmëve në vitet e fundit./Klankosova.tv

lajme të ngjashme