Punëtorët e Eko-Regjionit sulmohen me sprej në Prizren NULL NULL 27.07.2026 10:25 27.07.2026 10:25 Punëtorët e kompanisë “Eko-Regjioni” janë sulmuar pasi i kanë tërhequr vërejtjen një qytetari për hedhjen e mbeturinave. Kështu ka deklaruar në emisionin “Fol me Arin” kryeshefi ekzekutiv i Eko-Regjionit, Burim Shala. Sipas Shalës, qytetari kishte hedhur mbeturina nga vetura, ndërsa punëtorët i kanë kërkuar të mos e bënte një gjë të tillë. Pas vërejtjes, qytetari dyshohet se i ka ofenduar punëtorët dhe më pas u ka hedhur sprej në sy. Punëtorët kanë marrë ndihmë mjekësore pas incidentit, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, Shala ka bërë të ditur se ata tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë kthyer në vendet e tyre të punës.