Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët në një lagje të Prizrenit ankohen për shtypjen e ujit, Totaj: Është përgjegjësi e nivelit qendror

NULL NULL
nga Kasim Gerbeshi 27.07.2026 13:41
Foto Ilustrim

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren kanë thënë se janë duke u përballur me probleme rreth furnizimit me ujë.

Ata kanë thënë se tash e disa muaj kanë mungesë të shtypjes së ujit, një problem që, sipas tyre, po ua vështirëson jetesën.

Një banor i kësaj lagjeje ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, duke paraqitur problemin e shtypjes së ujit për katet e larta të ndërtesave.

Sipas tij, në katin e parë shtypja e ujit është minimale, kurse në katin e dytë e sipër, nuk ka fare ujë.

Për këtë, ai ka thënë se janë ankuar në institucione përgjegjëse, por sipas tij, deri më tash nuk u është bërë zgjidhje.

Banorët e kësaj lagjeje po përballen me mungesë të madhe të shtypjes së ujit, sidomos në orare të caktuara, gjë që e bën shumë të vështirë kryerjen e nevojave të përditshme. Fatkeqësisht, shpeshherë duket se ankesat e qytetarëve nuk marrin zgjidhje kur drejtohen te institucionet përkatëse. Për këtë arsye, e pashë më të arsyeshme ta bëj publik këtë problem përmes mediave, me shpresën se zëri i qytetarëve do të dëgjohet më shpejt dhe institucionet përgjegjëse do të reagojnë”, ka thënë qytetarit për Klankosova.tv.

Lidhur me këtë çështje, Klankosova.tv ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se menaxhimi i furnizimit me ujë nuk është kompetencë e komunës.

Qytetarët, aty ku e paguajnë ujin, aty duhet të kërkojnë shërbim më të mirë dhe informacion. Qeveria menaxhon me NP ‘Hidroregjioni’, jo Komuna. Ne nuk kemi kompetenca që t’i detyrojmë, edhe pse kemi kërkuar vazhdimisht që të kenë performancë më të mirë. Kontribuojmë aq sa kemi mundësi, por nuk kemi kompetenca për më tepër”, deklaroi Totaj për KlanKosova.tv.

Klankosova.tv ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ndërmarrja Publike “Hidroregjioni Jugor”, por gjatë së dielës kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për zgjidhjen e problemit, në mënyrë që furnizimi me ujë të jetë i rregullt dhe pa vështirësi.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe te Hidroregjioni Jugor të cilët janë kompentet për furnizimin me ujë zonën e Prizrenit, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

lajme të ngjashme